Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Conte i bindur për lojtarët që i duhen në janar

Conte i bindur për lojtarët që i duhen në janar

11:24, 12/12/2019

Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka bërë që Interi të nisë për të rimenduar edhe një herë tjetër sezonet e shkuara, ku pas janarit janë shfaqur probleme të shumta.

Megjithatë, trajneri Antonio Conte kërkon t’i paraprijë këtij problemi dhe ka bërë të qartë se në merkaton e janarit kërkon përforcime në skuadër, duke qenë se dëmtimet këtë sezon kanë qenë të shumta.

Tekniku italian po has në vështirësi të shumta në repartin e mesfushës aty ku mungesat e shumta nga dëmtimet, e kanë detyruar të bëjë edhe improvizime.

Sakaq, për merkaton e janarit po përmenden shumë emra që mund të transferohen tek Interi në janar, por në fakt, mediat italiane raportojnë se Conte ka vetëm dy dëshira dhe më pas mund të rinisë kampionati, teksa përforcime më të shumta do në verë.

Kështu, mesfushori i Udineses, De Paul dhe Marcos Alonso nga Chelsea janë dy futbollistët të cilët Conte ka kërkuar për merkaton e janarit.

Duke parë faktin se Chelseat i është lejuar merkatoja e janarit, atëherë mund të negociohet për Alonson, të cilin Conte e njeh shumë mirë.

Ndërkohë, De Paul është një dëshirë e vjetër e Interit, pasi e kërkoi edhe në merkaton e verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco