FOTO/ Mbrëmja e fundit e grupeve të Champions League, ndeshjet që do të luhen sot

FOTO/ Mbrëmja e fundit e grupeve të Champions League, ndeshjet që do të luhen sot

10:08, 11/12/2019

Liga e Kampioneve luan sonte ndeshjet e 6-ta dhe të fundit të fazës së grupeve, në mbyllje të të cilave do të njihen edhe skuadrat që sigurojnë vendin në turin e 16-shes.

Në 4 grupet që luajnë ndeshjet e fundit, vetëm në dy prej tyre, në grupin C dhe D, janë për t’u përcaktuar vetëm dy biletat e fundit që të çojnë në fazën tjetër të veprimtarisë më prestigjioze të klubeve të kontinentit.

Kështu, Atletico e Madridit dhe Leverkusen do të luftojnë në distancë për të vendosur se cila do ta shoqërojë Juventusin në fazën tjetër.

Po kështu, edhe në grupin C, ku vetëm dy pikë ndajnë nga njëra-tjetra Shakhtar Donetsk, Dinamo e Zagrebit dhe Atalantën, gjithçka është e hapur sa i përket skuadrës që do të kualifikohet për më tej së bashku me Manchester City.

Ndërkohë, në dy grupet e tjera, A dhe B, gjithçka është vendosur, pasi kualifikimin për më tej e ka siguruar Bayern, por edhe Tottenhami, ashtu sikundër ka bërë edhe PSG-ja, por edhe Reali i Madridit.

Në të dy këto grupe luftohet vetëm për vendin e 3-të të renditjes, që mban gjallë aventurën kontinentale, por në veprimtarinë tjetër të klubeve, atë të Ligës së Evropës.

Më poshtë mund të shihni ndeshjet që do të luhen sot.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco