Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Sherri i Balotellit me trajnerin, reagon presidenti i Brescia, Cellino: Nuk e di çfarë ka...!

Sherri i Balotellit me trajnerin, reagon presidenti i Brescia, Cellino: Nuk e di çfarë ka...!

10:57, 22/11/2019

Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, e ka pranuar se Mario Balotelli nuk është i lumtur.

Pas sherrit me trajnerin Fabio Grosso, numri një i klubit të Brescias, ka folur për polemikat që vazhdimisht shkakton Mario Balotelli.

Cellino tha se Balotelli nuk qesh që pas koreve raciste të tifozëve të Veronës, shkruan "Fooball-Italia", raporton SYRI.net.

Sherri me Grosso-n? "Unë nuk isha atje," tha Cellino për “Gazzetta dello Sport”.

"Grosso nuk më ka telefonuar. Unë duhet të supozoj se nuk ka asnjë problem. Sidoqoftë, Mario nuk ka qeshur që nga përballja kundër Verons. Nuk e di çfarë ka...! ", tha Cellino.

Ish-presidenti i Leeds United dhe Cagliari po i referohej humbjes 2-1 të skuadrës së tij ndaj Veronës më 3 nëntor.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco