VIDEO/ UEFA poston në faqen zyrtare pritjen e Etrit Berishës

VIDEO/ UEFA poston në faqen zyrtare pritjen e Etrit Berishës

18:07, 21/11/2019

Etrit Berisha bëri një paraqitje të shkëlqyer me kombëtaren shqiptare, në ndeshjen e humbur kundër Francës, me rezultatin 0-2, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

30 vjeçari me pritjet e tij nuk lejoi që rezultati të shkonte dhe më i thellë.

Mirëpo pritja që ka rënë dhe në sytë e UEFA-s ishte ajo ndaj Giroud në minutën e 52-të.

Giroud doli i vetëm përballë portës, gjuajti, por u ndal në mënyrë mjeshtërore nga Berisha.

UEFA, në faqen e Facebook-ut “UEFA Euro 2020”, e ka shpërndarë videon e pritjes së Berishës dhe ka ftuar ndjekësit të votojnë me nota nga 1 në 10.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco