Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Moggi: Ibrahimovic rikthehet në Itali, do të zgjedhë këtë klub surprizë!

Moggi: Ibrahimovic rikthehet në Itali, do të zgjedhë këtë klub surprizë!

23:21, 16/11/2019

Kur mungon ende një muaj nga çelja e merkatos së dimrit, ka nisur tashmë prej kohësh telenovela dhe spekulimet mbi atë që do të jetë e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic.

Gjiganti suedez ka dhënë lajmin e lamtumirës me LA Galaxy dhe të gjithë MLS në Amerikë dhe duke nisur nga fillimi i vitit të ardhshëm do të jetë futbollist i lirë, në gjendje për tu bashkuar me kosto zero me çdo ekip tjetër.

Një situatë prej të cilës Milan po synon të përfitojë maksimalisht, për të ribashkuar 38-vjeçarin me fanlën kuqezi, por duhet të bëjë llogari me një konkurrencë shumë të ndezur, veçanërisht atë me Bologna dhe Napoli.

Pikërisht për këtë çështje, në “Calciomercato.it”, ishte ish-drejtori i përgjithshëm i Juventus, Luciano Moggi ai që ka zbuluar të ardhmen e suedezit.

“Ibrahimovic do të kthehet me siguri në Itali, në janar. Kam komunikuar me atë dhe të shoqen. E di që ajo është e dashuruar me Milanon, por besoj se në përfundim do të zgjedhin Bologna-n, sepse atje do të kishte më shumë hapësira dhe më pak presion. Nuk duhet harruar mosha e Ibra-s, 38 vjeç”, deklaroi Moggi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco