Cikalleshi: Të arrijmë pikën më të lartë në kualifikuese, ndaj Andorrës pres...

Cikalleshi: Të arrijmë pikën më të lartë në kualifikuese, ndaj Andorrës pres...

20:12, 14/11/2019

Sokol Cikalleshi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e sotme ndaj Andorrës për shkak të një dëmtimi.

Në një prononcim para ndeshjes për “RTSH”, bomberi i Kombëtares, foli në lidhje me këtë përballje, teksa shpreson që kuqezinjtë të arrijnë një fitore me goleadë.

 “Unë pësova dëmtimin direkt pas ndeshjes me klubin. Ditën e nesërme duhet të paraqitesh prandaj erdha. Erdha pranë doktorët të Kombëtares. Kisha dëmtim grada e parë, do qëndroj 2 javë. Fola me trajnerin dhe ishte i mendimit që duhet të isha pranë ekipit. Mendoj që sot duhet të hyjmë vetëm për fitore. Është një ndeshje që duhet fituar, por mos harrojmë që do të jetë ndeshje e vështirë. Edhe pse ekipi që kemi përballë nuk është në nivelin tonë. Deri sa të gjejmë golin e parë, do të jetë e vështirë. Sot jemi në kushtet që mund të arrijmë pikat më të larta në kompeticionet zyrtare.

Kemi lojtarë në nivele të mirë. Nuk kemi Mesin dhe Ronaldon. Bëjmë më të mirën duke qenë grup. Uroj që mos ndihet mungesa ime. Deri sa të gjejmë golin e parë nuk do të jetë e lehtë. Urojmë të fitojmë.

Do të uroja shumë të kishim një goleadë sot. Kjo është ajo që shpresoj. Do ta nisja me 2 lojtarët e sulmit. Si me Islandën, që shënon 4 gola. Nëse do shtriheshin golat nga sulmi në mbrojtje. Do ishte gjë e mirë. Edhe mesfushorët edhe mbrojtësit po të shënonin do ishte bukur”, u shpreh Cikalleshi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco