Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

ZYRTARE/ U përfol si trajneri i ri i Bayern Munich, Arsen Wenger i surprizon të gjithë me punën e re

ZYRTARE/ U përfol si trajneri i ri i Bayern Munich, Arsen Wenger i surprizon të gjithë me punën e re

16:42, 13/11/2019

I përfolur si zëvendësues i Niko Kovac tek Bayern Munich, Arsen Wenger ka vendosur t'i bashkohet  FIFA-s.

Organi drejtuesi i futbollit sapo ka bërë zyrtar emërimin e Wenger si Shef i Zhvillimit Global të Futbollit.

Ishte vetë presidenti i FIFA-s, Gianni Inanntino ai që e prezantojë francezin në këtë detyrë.

Për këtë post të ri ish-trajneri i Arsenalit u shpreh: “Jam shumë i emocionuar dhe mezi po e pres këtë sfidë të re,  jo vetëm sepse kam qenë gjithmonë i interesuar të analizoj futbollin nga një këndvështrim tjetër, por edhe sepse misioni i FIFA-s është me të vërtetë global.

“Unë besoj se FIFA e re që ne shohim të dalë vitet e fundit e ka futur sportin në zemër të prioriteteve të tij dhe është i vendosur për të zhvilluar lojën në fusha të ndryshme. Unë e di se mund të kontribuoj dhe do ta vë tërë energjinë time, " përfundoi Wenger.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco