FOTO/ Formacionet zyrtare: Barcelona - Valladolid, ja surpriza nga Valverde!

FOTO/ Formacionet zyrtare: Barcelona - Valladolid, ja surpriza nga Valverde!

20:16, 29/10/2019

Janë publikuar formacionet zyrtare në sfidën e cila luhet në “Camp Nou” mes Barcelonës dhe Valladolidit e vlefshme për javën e 11-të në La Liga.

Skuadra e Valverdes i ka fituar katër ndeshjet e fundit në ligë dhe nëse triumfon sonte, atëherë do të rikthehet në vendin e parë në renditje, me dy pikë më shumë se Granada.

Barça nuk do të mundë të llogarisë Ousmane Dembelen e pezulluar shkaku i kartonit të kuq, ndërsa Ansu Fati do të luajë si titullar në vend të Antoine Griezmann.

Valladolidi, ndërkohë, nuk njeh humbje në pesë ndeshjet e fundit, dy fitore dhe një barazim.

Formacionet zyrtare:

Barcelona:

Image

Valladolid:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco