Miralem Pjanic flet për dëmtimin dhe qetëson tifozët e Juventusit

Miralem Pjanic flet për dëmtimin dhe qetëson tifozët e Juventusit

18:03, 28/10/2019

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic i siguroi tifozët bardhezi se ka lënë pas dëmtimin dhe është i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Mesfushori boshnjak u zëvendësua në barazimin 1-1 kundër Lecces të shtunën pas 67 minutave lojë. Ai kishte një problem me muskuj, sipas “Calciomercato”.

Sidoqoftë, ai postoi një selfie në Instagram, duke shkrua: “Gjithçka në rregull”.

Pjanic ka rezultuar një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bianconerëve këtë sezon nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco