Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Mitiku ‘Maracana’ pret finalen e Copa Libertadores në vitin 2020

Mitiku ‘Maracana’ pret finalen e Copa Libertadores në vitin 2020

10:29, 18/10/2019

Në gusht Conmebol, konfederata amerikano-jugore e futbollit zyrtarizoi “Estadio Nacional de Chile” në kryeqytetin e Kilit, Santiago, si stadiumin që do të presë finalen e parë historike të Copa Libertadores që do të luhet me një ndeshje teke, atë të vitit 2019, si dhe “Estadion Nacional de Peru”, në kryeqytetin e Perusë si stadiumin e parë që do të presë finalen e Copa Sudamericana që zhvillohet me një ndeshje teke.

Vetëm 2 muaj më pas organizmi më i madh i futbollit amerikano-jugor ka përcaktuar edhe dy stadiumet ku do të luhen dy finalet e vitit 2020 ajo e Copa Libertadores dhe ajo e Copa Sudamericana.

Finalja e madhe e kompeticionit më të rëndësishëm për klube për vitin ajo e Copa Libertadores do të zhvillohet në stadiumin mitik “Maracana” në Rio De Janeiro, ndërkohë ajo e Copa Sudamerica do të zhvillohet në Argjentinë në Estadio Kempes të Cordobas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco