Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Icardi deklaron se çfarë do të bëjë nëse do përballet me Interin në Champions

Icardi deklaron se çfarë do të bëjë nëse do përballet me Interin në Champions

08:43, 16/10/2019

Në 100 minuta në kampionat, 2 gjuajtje në portë dhe 1 gol. Në Champions, 121 minuta, 2 raste dhe 1 gol.

Integrimi i Mauro Icardit te PSG vijon me ritmet e duhura, për largimin nga Interi nuk mund të ketë keqardhje.

“Nuk prisja as mbështetjen nga tifozët, më kanë përkrahur që në momentin e parë, kur nisa nxjehjen në “Parc des Princes”. Pata fatin të luaja menjëherë kundër Real Madridit, para se të pësoja një dëmtim të lehtë. Tani jam shumë mirë, por duhet të punoj shumë pas një vere të komplikuar, që më bëri të mos e nisja sezonin në formën më të mirë”, shprehet fillimisht Icardi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”

E nëse fati do të rezervojë përplasjen PSG-Inter në fazën e 1/8-ave të Championsit?

“Do ta përjetoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse do të luaj, si profesionist që do të jap maksimumin për të mbrojtur fanellën time të re. Këtë sezon jam në Paris dhe objektivi im është të jap maksimumin për këtë fanellë. Të shohim se çfarë do të ndodhë mes majit dhe qershorit. Është ende herët për të thënë diçka”, deklaroi sulmuesi argjentinas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco