Skënderbeu merr lajmin e keq, Muzaka mbyll sezonin. Mesfushori ka këputur…

Skënderbeu merr lajmin e keq, Muzaka mbyll sezonin. Mesfushori ka këputur…

09:41, 11/10/2019

“Tronditet” klubi i  Skënderbeut pasi Gjergji Muzaka ka humbur sezonin si pasojë e një dëmtimi të rëndë.

Jo më larg se pak ditë më parë u tha se kapiteni kishte vetëm një zgjatje të ligamentit krociat në gjurin e djathtë, çka kishte shkaktuar edhe daljen fibulës nga pozicioni normal. Por, dje situata ka ndryshuar. “Panorama Sport” mëson se mesfushori ka kryer edhe një tjetër kontroll të specializuar, por këtë herë te një ortoped. Dhe diagnoza ishte më e rëndë nga sa pritej.

Tiranasi ka këputur totalisht ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë. Periudha që kërkon rikuperimi i një dëmtimi të tillë shkon deri në 6 muaj ose diçka më shumë se kaq. Dhe me kampionatin që mbyllet nga mesi i muajit maj, mund të themi që Muzaka e ka mbyllur këtu sezonin.

Operacioni - Lojtarit do t’i duhet që të kryejë operacion për riparimin e ligamentit dhe më pas të fillojë procesin e rehabilitimit. Gjë që kërkon kohë relativisht të gjatë dhe në kushte të tilla sezoni duket përfundimisht i mbyllur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco