Lajmi i fundit

FOTO/ SPAK konfirmon, pas kallëzimit të Bardhit, rifillon hetimet për dosjen 335/1 të Xibrakës

Guardiola e ekzagjeron, nuk e shet talentin e Cityt as për 500 milion euro

Guardiola e ekzagjeron, nuk e shet talentin e Cityt as për 500 milion euro

19:06, 10/10/2019

Phil Foden po i bën të gjithë për vete. Mesfushori i datëlindjes 2000 me fanellën e Manchester City-t ka mahnitur edhe Pep Guardiolën, aq sa duket se Foden është një talent i lindur që pritet të ketë një karrierë mbresëlënëse.

Lojtari në fakt ka gjetur pak hapësira në formacionin e Citizens gjatë muajve të fundit, aq sa ka menduar largimin nga “Etihad Stadium”, por Guardiola në një intervistë për gazetën “The Sun” ka frenuar zërat e merkatos në lidhje me të.

Tekniku spanjoll ka theksuar se Foden nuk mund të shitet për një arsye, pasi ai është e ardhmja e klubit dhe drejtuesit e Citizens nuk do të privoheshin nga ai as për 500 milionë euro.

Një sinjal ky se Guardiola e vlerëson maksimalisht talentin e përfaqësueses U-21 të Anglisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco