Joao Felix regjistron një rekord tek Atletico Madrid

Joao Felix regjistron një rekord tek Atletico Madrid

22:04, 08/10/2019

Në këtë merkato verore, Joao Felix, u transferua me shumë bujë nga Benfica tek Atletico Madrid për shumën e 120 milion eurove.

Mirëpo Felix ka regjistruar dhe një statistikë të veçantë në La Liga.

19-vjeçari, në fakt, është futbollisti më i zëvendësuar në këtë fillim të kampionatit spanjoll. Ish-ylli i Benfica-s, i cili ka nisur çdo ndeshje si titullar, është zëvendësuar gjithmonë në vazhdim të ndeshjes. Pothuajse gjithmonë.

Felix është zëvendësuar në 7 nga 8 ndeshjet e luajtura deri tani, duke qëndruar në fushë për 90 minuta vetëm kundër Legane-s. Pas një fillimi shumë të mirë, me gol, asist dhe lëvizje magjike, tani Simeone dhe tifozët duan diçka më shumë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco