Solskjaer shumë pranë shkarkimit

Solskjaer shumë pranë shkarkimit

18:26, 08/10/2019

Drejtuesit e klubit të Manchester United janë të vendosur për ta larguar trajnerin Ole Gunna Solskjaer nëse ai pëson humbje në Norwich, raporton “The Sun”.

‘Djajtë e Kuq’ kanë fituar vetëm dy ndeshje këtë sezon në Premierligë, ndërsa të dielën janë mposhtur nga Newcastle United në transfertë.

Ata renditen në vendin e 12-të në Premierligë, duke rrezikuar seriozisht edhe kualifikimin për Ligën e Kampionëve.

Pas ndeshjeve të përfaqësueseve, United ndeshet me Liverpoolin dhe Norwichin, dhe ndeshja e dytë do të jetë vendimtare për të ardhmen e norvegjezit në ‘Old Trafford’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco