De Biasi, kandidat për stolin e Sampdorias pas largimit të Di Françeskos

De Biasi, kandidat për stolin e Sampdorias pas largimit të Di Françeskos

21:50, 07/10/2019

Eusebio Di Françesko ishte trajneri i parë që u largua për këtë sezon në Seria A, që pas nisjes së sezonit të ri.

Pas humbjes me Veronën, ku protagonist me një gol ishte edhe shqiptari Marash Kumbulla, Di Françesko vendosi të largohej në mirëkuptim me drejtuesit e Sampdorias, teksa ekipi gjendej në vendin e fundit në renditje.

Tashmë te Sampdoria për kërkojnë profile trajnerësh për të pasuar Di Françeskon, dhe portali i gazetarit Xhanluka Di Marcio raporton se edhe emri i Giani De Biasit është mes kandidatëve.

Në fillim flitej për Stefano Piolin, por ai është pranë Milanit tani.

Emrave si Iakini apo Gatuzo, u është shtuar edhe kandidatura e De Biasit, që orët e fundit duket se ka avancuar ndjeshëm.

Që pas largimit nga Alaveshi në Spanjë, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare nuk ka një ekip, dhe tani mund të jetë rasti që ai të kthehet në Seria A.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco