Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Benzema synon rekordin e Di Stefanos në Champions League

Benzema synon rekordin e Di Stefanos në Champions League

15:11, 01/10/2019

Karim Benzema synon ta barazojë rekordin e Alfredo Di Stefanos dhe të bëhet lojtari i tretë i Real Madridit me më shumë gola në Ligën e Kampionëve.

Di Stefano është golashënuesi i tretë më i mirë i Real Madridit në Champions me 49 gola, një më shumë se Benzema (48).

Benzema ka shënuar (60) gola në 113 ndeshje me Real Madridin dhe Lyonin, apo 0.53 gola për ndeshje mesatarisht.

Vetëm Cristiano Ronaldo (105), Raul Gonzalez (71) dhe Di Stefano (49) kanë shënuar më shumë gola se sulmuesi francez në histori të Real Madridit.

Me pesë gola në gjashtë ndeshje në La Liga deri tani këtë sezon, dhe 30 gjatë sezonit 2018-2019, Benzema është lojtari i vetëm i Realit që ka tentuar ta mbushë boshllëkun e lënë nga Ronaldo, i cili iu bashkua Juventusit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco