Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ibrahimovic protagonist absolut te La Galaxy, shënon gol dhe asiston

Ibrahimovic protagonist absolut te La Galaxy, shënon gol dhe asiston

13:04, 22/09/2019

Skuadra e Zlatan Ibrahimovic La Galaxy fitoi 2-1 ndaj Montreal Impact.

Dhe protagonisti kryesor i këtij takimi nuk mund të ishte njeri tjetër përveçse,Ibrahimovicit, i cili ishte autori i golit të parë dhe tek goli i dytë asistoi për shokun e skuadrës.

Një gol i dyshimtë nga suedezi, që nga pamjet duket sikur e prek topin me dorë, por gjyqtari e llogarit si të rregullt golin.

Ndërsa pak minuta më vonë pati një mundësi të artë për të finalizuar një aksion të bukur, por goditja e tij nga fare pranë portës u ndal nga portieri.

Ibrahimovic shkon në kuotën e 27 golave, dy më pak se Carlos Vela, që shënoi me penallti, në barazimin 1-1 të Los Angeles ndaj Toronto.

 

 

 

 


 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco