Plas te Reali/ Drejtuesit kundër Ramosit, Perez ka gati 2 zëvendësuesit

Plas te Reali/ Drejtuesit kundër Ramosit, Perez ka gati 2 zëvendësuesit

18:21, 16/09/2019

Asambleja e Përgjithshme e Real Madridit solli dhe përplasje të forta. Disa nga anëtarët e klubit madrilen dolën kundër kapitenin Sergio Ramos. Ata iu drejtuan Perezit që të kritikojë kapitenin e skuadrës. 

“Thuaji Ramosit të mos postojë çdo ditë në Instagram, me atë kapelën rozë duket si një turist suedez. Ekipi po humbiste ndaj Ajaxit në çerekfinale, ndërsa kapiteni po regjistronte live dokumentarin e tij”, – ishin disa nga fjalët kundër kapitenit.

Presidenti Perezi e mbrojti kapitenin e tij, pavarësisht se marrëdhënia mes të dyve është krejtësisht e krisur. Spanjolli donte të largohej në Kinë, ndërsa numri një i klubit nuk e lejoi.

ZËVENDËSUESIT – Presidenti nuk ka qëndruar duarkryq, pasi ka menduar alternativat për zëvendësimin e 33-vjeçarit. Ai pëlqen mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar dhe atë të Napolit, Kalidou Koulibaly. Dy yje në mbrojtje me kosto shumë më të ulët se spanjolli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco