Vëllai i Paulo Dybalas i dërgon një mesazh drejtuesve të Juventus

Vëllai i Paulo Dybalas i dërgon një mesazh drejtuesve të Juventus

11:50, 15/09/2019

Gustavo, vëllai dhe menaxheri i Paulo Dybalas, i ka dërguar një  mesazh Juventusit dhe trajneri Maurizio Sarri, pasi argjentinasi u la në stol në ndeshjen e fundit të kampionit në fuqi.

Sarri e la Dybalan në stolin e rezervave në barazimin e Juventusit pa gola me Fiorentinën të shtunën.

Ishte një paraqitje e dobët nga bardhezinjtë ndaj Fiorentinës dhe si pasojë e lëshimit të dy pikëve nga ky takim, Juve e humbi vendin e parë në ligë për herë të parë pas gati dy vjetëve.

Vëllai i Dybalas, Gustavo zgjodhi Twitterin për të reaguar pas ndeshjes.

“Violina nuk mund të luajë muzikë të bukur nëse i mungon një tel”, shkroi Gustavo.

Dybala mund të luajë më shumë në ndeshjet e ardhshme pas lëndimit të Douglas Costas në këtë ndeshje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco