Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Klopp: Dhomat e zhveshjes në stadiumin e Napolit? Shpresoj që të ketë ndonjë dush

Klopp: Dhomat e zhveshjes në stadiumin e Napolit? Shpresoj që të ketë ndonjë dush

19:05, 13/09/2019

Bëri bujë në mediat botërore deklarata e trajnerit të Napolit, Carlo Anceloti, mbi gjendjen e ambienteve të brendshme të stadiumit “San Paolo” .

Klubi publikoi pamjet ku shihej qartësisht se në ambientet e brendshme kishte ende shumë punë për të bërë pasi mungonin dushet e lavamanët, pa harruar shumë instalime të ujit.

Një situatë e cila është bërë temë diskutimi edhe në konferencën e Liverpulit, ku Jurgen Klop i ka kushtuar vëmendje gjendjes së impiantit italian, me të cilët skuadra e tij do të përballet javën e ardhshme.

“Shpresojmë që të sistemojnë gjithçka. Kam parë fotot, por kam besim se gjithçka do të organizohet në kohë, do ta kemi ndonjë dush e ndonjë vend për t’u zhveshur… ose ndoshta fotot janë të majit të kaluar. Gjithsesi, kam besim te UEFA, edhe pse nga pamjet që pashë, nuk duket një situatë e mirë”, tha trajneri në konferencën e sotme për shtyp.

Gjithsesi, Napoli sigurojnë se impianti do të jetë gati për sfidat e radhës të Napolit, si duelin e të shtunës ndaj Sampdorias, ashtu edhe për atë të së martës ndaj Liverpulit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco