Kukësi - Partizani, dueli që premton gjithçka

Kukësi - Partizani, dueli që premton gjithçka

14:29, 23/08/2019

Kukësi dhe Partizani premtojnë sërish spektakël në fillim të edicioni të Superiores.

Të dy ekipet u përballën 5 ditë më parë, në Super Kupën e Shqipërisë, ku të kuqtë dolën triumfues.

Te Kukësi duan që këtë herë të jetë një tjetër histori, te 16 herë kampionët duan që mbrojtja e titullit të nisë me një tjetër fitore ndaj rivalëve më të kuotuar për t’i zbritur nga froni.

Këtë herë Duro do të vendosë të hedhë si titullar Erhun Obanor nigerianin që ka vetëm dy ditë që stërvitet me skuadrën, ndërkohë që edhe transferimi më i ri Kristal Abazaj mund ta nisë titullarë.

Ndërsa te Partizani, vlen shprehja skuadra që fiton nuk ndërrohet edhe pse me 3 golat e tij Bryan Broën ka hedhur më fortë se kurrë kartëvizitën për ta nisur si titullar në qendër të sulmit në vend të Solomon.

Kukësi apo Partizani për ta nisur me këmbën e mbarë, këtë askush nuk mund ta thotë, e sigurt është se në sfidën që inaguron kampionatin, nuk do të mungojë spektakli.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco