‘Telenovela’ Neymar-Barça, PSG merr vendimin e madh final!

‘Telenovela’ Neymar-Barça, PSG merr vendimin e madh final!

21:34, 22/08/2019

Tjetër kapitull në telenovelën “Neymar”.

Çdo minutë vijnë lajme kontradiktore, por së fundmi është francezja “Le Parisien” e cila raporton se PSG ka refuzuar ofertën e Barcelonës për sulmuesin brazilian.

Klubi katalanas, kishte depozituar një ofertë zyrtare me shkrim, që konsistonte në formulën e 1 viti huazim, me opsionin e blerjes për 160 milionë euro. Por, kjo ofertë është hedhur poshtë nga klubi parizien që nuk dëshiron të transferojë Neymarin në "Camp Nou".

Shifra e ofruar konsiderohet shumë e ulët nga PSG, dhe për më tepër përveç pjesës ekonomike, PSG-ja preferon të negociojë me një tjetër klub europian që ofron të paktën 222 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco