Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

De Biasi ‘skanon’ merkaton në Serie A: Juventusi i shkëlqyer!

De Biasi ‘skanon’ merkaton në Serie A: Juventusi i shkëlqyer!

16:27, 22/08/2019

Gianni De Biasi ka komentuar merkaton e verës në Serie A.

Në një reagim për “Derbyderbyderby”, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare vlerësoi punën e bërë të Juventusit dhe përforcimin e skuadrës së Interit.

"Puna e bërë nga Juventusi në merkato ka qenë e shkëlqyeshme, me ardhjen e shumë lojtarëve absolutisht me vlera. Duhet të kuptojmë përputhshmërinë midis skuadrës dhe trajnerit të ri Sarri, të cilit i dëshiroj një rikuperim të shpejtë. Interi është padyshim një skuadër, që më bëri përshtypje me blerjen e Lukakut dhe atë të mundshmen, Sanchez. Gjithashtu, në mesfushën zikaltër kanë ardhur dy futbollistë shumë interesantë italianë, si Sensi dhe Barella, pa llogaritur praninë e trajnerit Conte, i cili do të jetë një faktor përcaktues", tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco