Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Kukësi – Partizani, publikohen çmimet e biletave

Kukësi – Partizani, publikohen çmimet e biletave

13:48, 21/08/2019

Superliga e Shqipërisë nis edicionin e saj të ri me super ndeshjen midis Kukësit dhe Partizanit në “Elbasan Arena”.

Kryendeshja do të zhvillohet të premten më datë 23, në orën 19:00 dhe duke qenë se hap kampionatin, FSHF ka menduar që të bëjë edhe një ceremoni zyrtare para fillimit të saj.

Ditën e sotme, është klubi i Kukësit që ka publikuar edhe çmimet e biletave për sektorët e stadiumit në “Elbasan Arena”.

Kështu, një biletë në tribunën VIP do të kushtojë 1000 lekë të reja, ndërkohë që drejtuesit kanë vendosur se në çdo sektor tjetër, bileta do të jetë e njëjtë, me çmimin 500 lekë të reja.

Vetëm tri ditë më parë skuadrat luajtën në të njëjtin stadium takimin e vlefshëm të Superkupës së Shqipërisë, që u fitua nga të kuqtë me shifrat 4-2 pas kohës shtesë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco