Dermaku tregon pse zgjodhi Parmën dhe kush është pika e tij më e fortë

Dermaku tregon pse zgjodhi Parmën dhe kush është pika e tij më e fortë

20:32, 15/07/2019

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Kastriot Dermaku, bëri një hap tepër të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u transferuar te Parma në Serinë A nga radhët e Kozencës.

Në një prononcim për “forcaparma.it”, 27-vjeçari flet për aventurën e tij të re duke u shprehur: “Unë vij këtu me entuziazëm të madh për të treguar se kam ardhur në këtë kategori për të qëndruar. Aspekti fizik është pika ime e fortë. Kam shumë për të mësuar, këtu ka lojtarë më të vjetër se unë. Vij me modesti të madhe, i gatshëm për të mësuar të gjitha sekretet e Serie A”.

Në lidhje me ofertat në merkato, Dermaku thekson: “Kishte disa kontakte, por sapo dëgjova për Parmën, menjëherë mendova se ishte zgjidhja më e mirë për mua. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Seria A ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe e shumë lojtarëve”.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco