Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

U-21/ Rumania shpërthen ndaj Kroacisë, zbulohet si talent djali i George Hagit

U-21/ Rumania shpërthen ndaj Kroacisë, zbulohet si talent djali i George Hagit

22:39, 18/06/2019

Fitore e madhe e Rumanisë në ndeshjen hapëse të Grupit C ndaj Kroacisë në Kampionatin Europian të 21-vjeçarëve që po zhvillohet aktualisht në Itali dhe San Marino.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Serravalle” të San Marinos, rumunët kaluan shumë shpejt në avantazh me një gol të realizuar me penallti nga ish-sulmuesi i Interit, George Puscas, që për momentin luan te Palermo në Serie B.

Në të 14-ën rumunët dyfishuan shifrat me djalin e legjendës George Hagi, Ianis Hagi, i cili i shërbyer nga Puscas e çoi rezultatin në 2-0.

Vlasic riktheu kroatët në lojë me golin e 2-1 në minutën e 18-të, por vetëm kaq për kroatët sepse në pjesën e dytë Rumania shënoi edhe dy herë të tjera me Baluta dhe Petre duke fiksuar rezultatin përfundimtar 4-1, me rumunët që morën 3 pikët e para në Grupin C dhe u ngjitën në krye.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco