Skënderbeu po pret me ankth vendimin e CAS-it, klubi shtyn datën e grumbullimit

Skënderbeu po pret me ankth vendimin e CAS-it, klubi shtyn datën e grumbullimit

17:41, 14/06/2019

Skënderbeu ka vendosur që të ndryshojë datën e grumbullimit.

Klubi korçar duhet të rifillonte stërvitjen në 11 qershor me lojtarët që janë nën kontratë, por gjithçka është shtyrë për datën 20 qershor.

Fakti që e ardhmja e klubit lidhet ngushtë me vendimin që do të marrë Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, bën që edhe planet e skuadrës të jenë në varësi të përgjigjes, e cila do të merret nga CAS.

Shorti për Ligën e Europës hidhet më 18 qershor, ndërsa Skënderbeu pret që deri më 21 qershor të ketë mësuar fatin e tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco