FOTO/ Roma e ka gjetur trajnerin, por duhet të paguajë 5 milion euro

FOTO/ Roma e ka gjetur trajnerin, por duhet të paguajë 5 milion euro

22:22, 04/06/2019

Paulo Fonseca është në “pole” për t’u ulur në stolin e Romës. Takimi i teknikut me drejtuesit verdhekuq, mbrëmjen e finales së Championsit, në Madrid, ka shkuar me sukses dhe palët kanë rënë dakord për një kontratë 3-vjeçare.

Tashmë menaxherët e Fonsecës kanë nisur punën për të bindur drejtuesit e Shakhtar Donetskut, që të lënë të lirë trajnerin, që ka edhe një vit kontratë të mbetur me skuadrën ukrainase.

Image

Fonseca drejton prej 3 sezonesh ukrainasit dhe ka arritur të fitojë 3 herë radhazi titullin kampion, ndërsa ka edhe një klauzolë prej 5 milionë eurosh, për prishjen e kontratës.

Megjithatë Roma nuk ka ndërmend të paguajë këtë shumë, ndaj menaxherët e trajnerit po punojnë që të bindin pronarët e klubit ukrainas, që të lënë të lirë Fonsecën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco