Sfida me Empolin e bën Interin kampion në Serie A

Sfida me Empolin e bën Interin kampion në Serie A

19:25, 22/05/2019

Interi kundër Empolit do të zhvillojë ndeshjen e fundit të sezonit në Serie A.

Skuadra e Spalletit duhet të fitojë në “San Siro”, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, pasi është në garë me Atalantën dhe Milanin

Por, kjo ndeshje do të jetë një rekord për zikaltrit në Serie A. “San Siro” pritet të mbushet me rreth 60 mijë tifozë, duke bërë Interin skuadrën më të ndjekur këtë sezon.

Zikaltrit vitin e kaluar përfunduan me një mesatare prej 57.529 shikuesish për ndeshje, por këtë vit do të ketë më shumë se 58.000.

Këtë shifër e ul paksa ndeshja me Sassuolon, ku Inter luajti pa tifozë, pasi ata u pezulluan për shkak të koreve raciste ndaj Koulibaly.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco