Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Zëra merkato/ Juventusi në negociata për blerjen e madhe, 100 milionë euro

Zëra merkato/ Juventusi në negociata për blerjen e madhe, 100 milionë euro

11:26, 22/05/2019

Juventusi është në negociata për të transferuar mesfushorin e Lazios, Sergej Milinkoviç-Saviç.

“Sky Sport Italia” dhe “Goal” shkruajnë se drejtues të ‘Zonjës së Vjetër’ janë duke bërë hapa vendimtarë për të kryer lëvizjen e bujshme, shkruan SYRI.net.

Sipas medieve italiane, Juventusi ka një marrëveshje me lojtarin, ndërsa tashmë bardhezinjtë po negociojnë me presidentin e Lazios, Claudio Lotito për të marrë një çmim sa më të ulët për serbin.

Në krahun tjetër Lazio nuk heq dorë dhe hyn në negociata me çdo klub që ofron mbi 100 milionë euro.

Kujtojmë që Milinkoviç u shpall si mesfushori më i mirë i sezonit në Serie A.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco