Formacioni me talentët e sezonit në Premier League, ka vend për një shqiptar!

Formacioni me talentët e sezonit në Premier League, ka vend për një shqiptar!

19:50, 16/05/2019

Premier League është mbyllur në mënyrën më fantastike të mundshme me Manchester Cityn dhe Liverpoolin që “luftuan” deri javën e fundit për titullin kampion.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola janë bërë klubi i parë në këtë dekadë që arrin të mbrojë titullin e fituar një sezon më parë.

Së fundmi “Goal” ka publikuar formacionin më të mir të sezonit në Premier League me lojtarët e rinj nën moshën 21-vjeçare, shkruan SYRI.net.

Ajo që bie në sy mes shumë talentesh është edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriqi.

“Ka qenë një sezon i mirë për Arijanet Muriqin. Në moshën 20-vjeçare, zgjodhi të luajë dhe më pas debutoi për Kosovën dhe fitoi Premier Ligën me Manchester Cityn. Portieri i ri u zgjodh nga Pep Guardiola si zgjedhja e parë për Kupën EFL. Muriqi luajti 5 nga 6 ndeshjet e Cityt për të fituar titullin, duke mbajtur katër herë portën e paprekur, duke pësuar një gol, e duke pritur dy penalti në fitoren në çerekfinale ndaj Leicesterit”, ka shkruar “Goal” për Muriqin.

Formacioni i sezonit në Premier League për futbollistët nën moshën 21-vjeçare:

Muriqi; Alexander-Arnold, Foyth, Gomez, Sessegnon; Rice, Guendouzi, Brooks; Richarlison, Rashford, McNeil.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco