Barcelona fiton ndaj Getafes, Sociedad mposht Real Madridin

Barcelona fiton ndaj Getafes, Sociedad mposht Real Madridin

22:26, 12/05/2019

Pasi i dha lamtumirën Ligës së kampionëve në mënyrë befasuese, Barcelona u rikthye në fushë pasditen e sotme në “Camp Nou”, përballë Getafes në kampionat, ku edhe triumfoi me rezultatin 2-0.

Arturo Vidal (39’) dhe Leo Messi (89’) shënuan në fitoren e 26-të të Barcës këtë sezon, ndërsa Getafe zbret në vendin e pestë me 58 pikë, po aq pikë ka edhe Valencia.

Ndërsa në krahun tjetër, Real Madrid ka pësuar humbje shokuese në transfertë përballë Real Sociedadit.

Brahim Diaz (6’) kaloi së pari në avantazh ekipin e Zidane, para se Merino (26’) të barazonte gjithçka.

Punët për Los Blancos u vështirësuan, pasi Jesus Vallejo u ndëshkua me të kuq pesë minuta para fundit të pjesës së parë.

Këtë e shfrytëzuan vendasit që shënuan edhe dy gola për fitoren 3-1. Reali mbetet në vendin e tretë, kurse Sociedad pozicionohet e teta me 50 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco