Mema: Partizani meritoi titullin kampion. Ndeshja tjetër për ne është një finale...

Mema: Partizani meritoi titullin kampion. Ndeshja tjetër për ne është një finale...

19:52, 12/05/2019

Tirana pësoi humbje në derbin ndaj Partizanit.

Në një prononcim për “Supersport”, trajneri i Tiranës, Ardian Mema  ka uruar së pari Partizanin, për titullin kampion dhe më pas ka folur për ndeshjen.

“Kemi luajtur ndaj një ekipi shumë të fortë siç është Partizani dhe me meritë doli kampion. Ua uroj fitoren”, tha fillimisht ai.

Luftëtari fiton ndaj Kukësit? “Rezultatet e ekipeve të tjera na motivojnë edhe më tepër. E mora vesh që Gjirokastra e kishte kthyer ndeshjen dhe vazhdojnë ato rezultatet e çuditshme. Megjithatë nuk dua të merrem me kundërshtarët, do merrem personalisht me të mitë. Problemet i kemi pasur brenda vetes, nuk na e ka pasur fajin askush”.

Presioni? “Normal që vihemi në presion, ndeshja tjetër është një finale. Nëse do fitojë ekipi, normalisht me elementët që kemi mund të fitojmë. Por jo nëse luajmë si sot, pasi nëse nuk lufton çdo gjë shuhet sado cilësi të kesh”.

 

Partizani fitoi titullin e 16-të kampion në historinë e klubit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco