Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Në ‘Camp Nou’ nuk e duan më, ky lojtar do largohet në verë nga Barcelona

Në ‘Camp Nou’ nuk e duan më, ky lojtar do largohet në verë nga Barcelona

16:20, 09/05/2019

Kohë të vështira për Philipe Coutinhon. Blerja 120 milion euroshe e Barcelonës (plus bonuset) po kalon një moment vërtet delikat.

Ky sezon nuk ka qenë aspak pozitiv për yllin brazilian, i cili është vënë në qendër të shënjestrës nga tifozët Barçës, madje askush nuk e do më Coutinhon në “Camp Nou”.

Braziliani është kthyer në një çështje konflikti mes fansave blaugrana, të cilët nuk e konsiderojnë një lojtar të denjë për Barcelonën.

Coutinho me shumë gjasa do të nxirret në shitje nga drejtuesit katalanas në merkaton e kësaj vere, edhe pse shumë gjëra do të varen nga e ardhmja e trajnerit Ernesto Valverde që është vendosur në dyshim serioz nga pas eliminimit nga Champions League në mënyrë të ngjashme për të dytin vit radhazi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco