Në Itali i thurin elozhe Berat Gjimshitit

Në Itali i thurin elozhe Berat Gjimshitit

23:53, 22/04/2019

Atalanta e sheh veten shumë pranë zonës Champions dhe fitorja e arritur sot ndaj Napolit e ka afruar tashmë, duke e ngjitur në vendin e katërt me pikë të barabarta me Milanin.

Titullar ndaj Napolit, e nisi mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili ishte nga më të dalluarit në fushë, duke qenë një garanci për skuadrën e Gasperinit.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, arriti të tregohej disa herë vendimtar me ndërhyrjet e tij dhe mediat italiane janë ato të cilat i kanë thurur elozhe, duke e konsideruar më të mirin.

Paraqitja e Gjimshitit ndaj Napolit, vlerësohet nga italianët me notën 7.

“Gjimshiti 7– I jashtëzakonshëm në mbylljen që i bën Mertens. Milik merr minimumin nga kjo ndeshje për shkak të Gjimshitit, i cili ishte mbrojtësi më i mirë në fushë”, shkruhej në vlerësimin e “bergamonews.it” për mbrojtësin kuqezi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco