Championsi përcakton të ardhmen e Strakoshës

Championsi përcakton të ardhmen e Strakoshës

17:12, 22/04/2019

Për portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha, ky mund të quhet si sezoni i konfirmimit.

Edhe pse në vitet e kaluara sërish gardiani ka qenë vendimtar, këtë sezon 24-vjeçari ka bërë hapin e madh kualitativ.

Strakosha ka një meritë të jashtëzakonshme në sukseset e Lazios, teksa me ndërhyrjet shpëtimtare i ka dhuruar shpeshherë fitoren kryeqytetasve.

Ndërkohë, portieri është shfaqur protagonist edhe në Kupën e Italisë, ku përballë Interit ishte heroi në ndeshjen që u vendos nga gjuajtjet e penalltive.

Paraqitjet e jashtëzakonshme kanë bërë që mbi Strakoshën të ketë shumë klube të interesuara, ndërsa kandidatët kryesorë janë nga Premier League.

Vitin e kaluar Liverpooli e kishte në planet e saj Strakoshën, ndërsa këtë sezon Tottenhami e ka seriozisht interesimin.

Në këtë formë do të jetë e vështirë për Lazion të arrijë të mbajë në skuadër Strakoshën, në rast se kualifikimin në Champions nuk arrihet.

Nëse ndodh e kundërta, atëherë mund të flitet edhe për rinovimin, me një rritje rroge.

Megjithatë, nëse Strakosha ruan të njëjtin nivel duket e vështirë për Lazion të rezistojë ndaj kërkesave të klubeve më të fuqishme financiarisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco