Trajneri i ri i Shqipërisë? Përgjigjet Edy Reja: Të martë do merrni vesh...

Trajneri i ri i Shqipërisë? Përgjigjet Edy Reja: Të martë do merrni vesh...

12:11, 26/03/2019

Edoardo Reja vazhdon të përflitet si njeriu i cili do të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Duket se vizita në stadiumin “Loro Boriçi” është pasuar me kontakte të tjera me FSHF-në dhe negociata intensive.

Tekniku italo-slloven konfirmoi edhe personalisht se nëse do të pranojë pankinën e Shqipërisë, këtë do ta mësojmë vetëm të martën.

“Kam folur me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe kam marrë 24 orë kohë për të vendosur. Do të varet shumë nga rezultati i kombëtares me Andorrën dhe nëse do të pranoj këtë detyrë, këtë do ta mësoni të martën”.

Trajneri që ka një karrierë 40-vjeçare në pankinë, dha mendimin e tij edhe për disiplinën e kërkuar me forcë nga trajneri i shkarkuar Cristian Panucci.

“Vonesa e Strakoshës është diçka që mund të qëndrojë. Pashë që për këtë, ai mori një ndëshkim të ekzagjeruar”, tha ndër të tjerash Reja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco