Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Federata Italiane në alarm/ Klubet e Serie A të mbytura në borxhe

Federata Italiane në alarm/ Klubet e Serie A të mbytura në borxhe

11:43, 22/03/2019

Seria A është zhytur në borxhe. Duke filluar nga Juventusi i vendit të parë e deri te Chievo e vendit të fundit, secili klub ka detyrime që shkojnë nga disa miliona euro, në qindra, duke çuar këtë shifër në total pranë 2 miliard eurove.

Një situatë kaotike e cila që nga sezoni i ardhshëm do të kontrollohet me rreptësisht nga Federata Italiane dhe Liga.

“La Gazzetta Dello Sport” ka bërë një panoramë të plotë të skuadrave italiane dhe të ardhurave e shpenzimeve të tyre duke u bazuar te të dhënat për edicionin 2017-2018, shifra të cilat kanë publikuar në bilancet e tyre dhe rezulton se për momentin klubi me më shumë borxhe neto është Interi me 487 milionë euro.

Më pas ndjek Juventusi me 458,1, Roma me 396,2 dhe Milan me 301,7.

Të tjerët janë të gjithë poshtë 100 milionë eurove borxhe neto, sipas të dhënave të regjistruara në fundin e sezonit të kaluar.

Shkak i kësaj situate është rritja e shpenzimeve në mënyrë të frikshme duke filluar nga rrogat, edhe pse duhet theksuar se ka edhe një rritje të të ardhurave nga klubet italiane.

Gjithsesi, duket se ato nuk mbulojnë kostot dhe nëse trendi nuk ndryshon, rrezikohet që shumë shpejt futbolli italian të përballet me një tjetër krizë financiare.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Edi22/03/2019 13:19

Nuk habitem sepse me drejtues shqiptar si Igli Tare klubet italiane do mbyten me borxhe. Ia ka 'mesuar' zanatin E Rama qe ka bere te njejten gje me Shqiperine.

Shto koment

Denonco