Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shehi flet pas triumfit ndaj Kukësit: Kjo nuk ishte ‘dhuratë’ për Partizanin, por...

Shehi flet pas triumfit ndaj Kukësit: Kjo nuk ishte ‘dhuratë’ për Partizanin, por...

19:43, 16/03/2019

Trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi tha se skuadra e tij e meritoi fitoren ndaj Kukësit.

Në një intervistë për mikrofonin e “Supersport”, tekniku i korçareve nënvizoi se skuadra e tij nuk i ka bërë “dhuratë” Partizanit pasi ata kanë objektivat e tyre.

"Kemi punuar 2 javë për këtë ndeshje. Me këtë ide kemi punuar, që 5 minutat e para të ishim shumë agresivë, duke vënë kundërshtarin në vështirësi. Shyqyr zotit arritëm të shënonim. Ishte strategji e jona", tha fillimisht ai.

A mendoni që i keni dhënë një asist për titullin Partizanin?

Dikur na thonin që luanin vetëm kundër Partizanit, tani na thonë që luani për Partizanin. Ne kemi objektivat tona. Ndoshta i kemi bërë favor edhe rivalëve që janë për kreun, por jemi të fokusuar vetëm në objektivat tona.

A ka ndryshuar sjellje Skënderbeu pas sinjaleve pozitive nga KAS?

Është normale, sepse po i afrohemi fundit të kampionatit. Duket ditur që edhe 1 muaj na ndan nga seanca jonë në KAS. Shpresat tona janë të mëdhaja sepse besoj tek kjo gjë. Duke afruar tek ajo datë, sigurisht që skuadra mobilizohet, karikohet më shumë. Kjo periudha e pauzës, ndoshta ndikon pak, sidomos te lojtarët e vjetër. Duke iu afruar kësaj date dhe fundit të kampionatit, do të bëjmë maksimumin për të qenë në zonën Euro, sepse besoj te çështja që klubi po merret.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco