Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Pas ndeshjes habit Ronaldo: Përqafoj çdo tifoz madrilen dhe...

VIDEO/ Pas ndeshjes habit Ronaldo: Përqafoj çdo tifoz madrilen dhe...

10:57, 13/03/2019

Cristiano Ronaldo është lojtar i ndeshjeve të mëdha.

Portugezi me 3 golat e tij udhëhoqi Juventusin drejt përmbysjes së pabesueshme duke e kualifikuar në çerekfinale të Champions Leagues, shkruan “AS”, raporton SYRI.net.

Por pas ndeshjes, Ronaldo duke buzëqeshur lëshoi një batutë për programin spanjoll “El Chiringuito de Jugones”.

"Përqafoj Ronceron dhe çdo tifoz të Real Madridit", tha Ronaldo pas tripletës me fanellën e Juventusit.

Portugezi gjithashtu u ndal për të përqafuar gazetarin spanjoll të "El Chiringuitos", pasi prej 9 vitesh portugezi ishte pjesë e Real Madridit dhe kishte kontakt të përditshëm me këta njerëz që duket sikur i mungojnë.

Kujtojmë që Tomas Roncero është një ndër gazetarët dhe tifozët e çmendur të Real Madridit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco