Lautaro Martinez e zëvendëson Mauro Icardin jo vetëm tek Interi

Lautaro Martinez e zëvendëson Mauro Icardin jo vetëm tek Interi

17:07, 28/02/2019

Mauro Icardi ka marrë një goditje tjetër, pasi trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka vendosur të lërë sulmuesin e Interit jashtë listës së të grumbulluarve për ndeshjet miqësore të marsit.

Trajneri ka preferuar që në vend të Icardit, të marrë me vete Simeonen (Fiorentina), Benedeto (Boka Juniors) dhe Lautaro Martinez (Inter).

Ky vendim është marrë, sepse sulmuesi zikaltër ka që në 13 shkurt pa luajtur një ndeshje me Interin, për shkak të krizës që ka shpërthyer mes tij dhe klubit, për heqjen e shiritit të kapitenit.

Karriera e 26-vjeçarit, po kalon një “malore”, ku duket se deri në fund të sezonit vështirë se do të zgjidhet.

Kjo krizë që ai po kalon, me shumë mundësi do t’i kushtojnë Icardit pjesëmarrjen në Kupën e Amerikës, që do të nisë në 14 qershor dhe do të përfundojë në 7 korrik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco