Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Fury sulmon Joshuan: S’i ke fituar titujt e kampionit, t’i fala unë!

Fury sulmon Joshuan: S’i ke fituar titujt e kampionit, t’i fala unë!

23:21, 23/02/2019

Tyson Fury e ka thumbuar Anthony Joshuan me deklaratën e tij të fundit, duke pretenduar se ai ia ka dhuruar anglezit titujt e tij të kampionit të boksit në kategorinë e peshave të rënda, gjatë kohës sa po vuante nga problemet e shëndetit mendor.

Fury i kishte fituar titujt që për momentin i mban Joshua, kur e mposhti Wladimir Ktischkon, me vendim unanim, në nëntor të vitit 2015.

Fury i mori titujt WBA, IBF, WBO, dhe super IBO, kur i dha fund dominimit një dekadash të rusit, si kampion i boksit në kategorinë e peshave të rënda. Por, për shkak të problemeve me shëndetin mendor, ai i dorëzoi këta tituj, që më vonë i fitoi Joshua, përmes përballjeve me Charles Martinin, Kitschkon dhe Joseph Parkerin.

“Le të flasim për fakte. Unë gjithmonë e them të vërtetën dhe e vërteta është kështu: Unë ia dhurova Joshuas ato tituj për shkak të problemeve që i kisha me shëndetin mendor. Ky nuk është faji i tij, unë i kisha problemet e mia dhe të gjithë e dinë këtë”, ka thënë Fury.

“Kështu që ai nuk i ka fituar këta tituj, unë ia kam dhënë atij. Ai e mposhti Klitschkon kur ishte i vjetër. Unë e kisha turpëruar Klitschkon në ring, mos e harroni këtë gjë”.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco