Duka ‘shpërthen’ kundër qeverisë: Zero investime në futboll

Duka ‘shpërthen’ kundër qeverisë: Zero investime në futboll

15:05, 12/02/2019

Presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka u zgjodh pak ditë më parë anëtar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.

Në një intervistë për “ABC News”, kreu i FSHF-së ka shpërthyer me kritika ndaj qeverisë që sipas tij nuk po e ndihmon sportin shqiptar.

“Klubeve dhe Federata kanë një investim Zero. Përveç atyre që thamë, investimet e qeverisë në futboll janë Zero. Qeveria të marrë një vendim dhe të thotë do të financojmë 200 fusha futbolli në Shqipëri. Kush i dëgjon mund t’i duken shumë, por janë pak. Tirana që vërtetë luajnë futboll të gjithë fëmijët që duan të luajnë futboll, ka nevojë për 100 fusha futbolli. Është e vështirë për hapësirat, por duhet t’i gjejmë dhe to, por buxheti qoftë i Bashkisë së Tiranës, qoftë dhe i qeverisë nuk është se varfërohet për kaq pak para për një sport që shqiptarët e dashurojnë shumë”.

Propozim i harruar i vitit 2013…

“Kur Rama do vinte në qeveri u mendua, madje mbaj mend që Fidel Ylli bëri fushatë me këtë që do kishte Ministri Sporti, e cila do mendonte për sportin dhe realisht kur ka një ministri, kur ka një administratë, e cila bashkon dhe mbledh grupet e interesit dhe prodhon vërtetë strategjira dhe politika të pakteave fiskale që ndihmojnë sportin, gjërat nëse nuk realizohen 100% do realizohen 50”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco