Barcelona-Real Madrid, bilanci i përballjes së dy gjigantëve

Barcelona-Real Madrid, bilanci i përballjes së dy gjigantëve

12:06, 06/02/2019

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do të luhet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Mbretit në Spanjë, ku Barcelona do të presë Realin e Madridit në “Camp Nou”.

Kjo do të jetë El Clasico numër 239, pasi kaq herë janë përplasur me njëri-tjetrin Real Madridi dhe Barcelona.

Sipas statistikave, 95 fitore i takojnë madrilenëve, 94 katalanasve dhe 50 barazime.

Nëse Barcelona fiton sonte, ajo do të barazojë bilancin total të “El Clasico”, diçka që nuk ndodh prej 23 gushtit 2012, kur katalanasit fituan 3-2 në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës. Asokohe u vendos një balancë momentale në bilancin e fitoreve mes të dy rivalëve (87-87).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco