VIDEO/ Tmerr në Itali, lojtari i Lecces bie pa ndjenja. Ambulanca futet në fushë dhe...

VIDEO/ Tmerr në Itali, lojtari i Lecces bie pa ndjenja. Ambulanca futet në fushë dhe...

22:35, 01/02/2019

Italia pushtohet nga frika dhe ankthi. Gjatë ndeshjes së Serisë B në mbrëmjen e sotme, mes Lecces dhe Ascolit, është mesfushori Manuel Scavone, i cili pas një përplasje me kundërshtarin Bereta bie në tokë, vetëm pas disa sekondave që ndeshja kishte nisur.

Goditja ishte aq e fortë, saqë humb menjëherë ndjenjat. Lojtarët e tjerë e vunë menjëherë re se bëhej fjalë për një dëmtim serioz, dhe menjëherë hapën portat për autoambulancën, që e transporton lojtarin menjëherë për në spital.

Pas largimit të ambulancës drejt spitalit, të dyja skuadrat kërkojnë ndërprerjen e ndeshjes, gjë të cilën e mori parasysh edhe arbitri.

Tani ai gjendet në spital dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje. Pas përplasjes, stafi mjekësor i Lecces ata bënë frymëmarrje gojë më gojë, dhe ai e rifitoi ndërgjegjen, duke folur pa probleme, por natën do e kalojë nën kujdesin e mjekëve, pas traumës në kokë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco