Bayern Munchen nuk heq dorë nga talenti i Chelseat

Bayern Munchen nuk heq dorë nga talenti i Chelseat

21:56, 01/02/2019

Bayern Munchen duket se nuk do të dorëzohet lehtë për shërbimet e Callum Hudson-Odoi.

Chelsea kishte refuzuar tri oferta zyrtare të Bayernit gjatë merkatos dimërore për ta liruar të riun Hudson Odoi.

Edhe vetë lojtari kishte bërë kërkesën te klubi londinez që ta transferojnë në Gjermani, por kjo kërkesë nuk u respektua.

“The Sun” shkruan se bavarezët nuk do të ndalen me kaq dhe do të kthehen përsëri gjatë verës për lojtarin.

Rummenigge ka zbuluar se te Bayerni kishin vetëm një objektiv për merkaton e janarit, duke iu referuar të riut të Chelseat.

Me siguri se kampionët në fuqi të Bundesligës do të kthehen në verë për të përfunduar marrëveshjen me 18-vjeçarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco