Dështon tentativa e PSG-së, Interi refuzoi ofertën për këtë lojtar

Dështon tentativa e PSG-së, Interi refuzoi ofertën për këtë lojtar

12:51, 01/02/2019

Në minutat e fundit të merkatos, Paris Saint-Germain ka dështuar për të transferuar mesfushorin e Interit, Joao Mario.

Sipas të përditshmes franceze “L’Equipe”, PSG trokiti në dyert e Interit për shërbimet e Joao Marios, por, klubi italian refuzoi në mënyrë të menjëhershme ofertën.

Gazeta shton se pavarësisht nga deklaratat e Interit që askush nuk do të largohej, ofertat e bëra nga gjigantët francezë ishin të pamjaftueshme.

Pas një raporti të mëparshëm të Paris United, PSG iu ofrua portugezit nga agjenti i tij Kia Joorabchian.

Megjithatë, 27-vjeçari ishte pjesë e formacionit titullar të Interit në humbjen e çerekfinales së Kupës së Kupës ndaj Lazios.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco