Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Barcelona humbi me Sevillan pa Messin/ Shokon Valverde: Nuk më vjen keq

Barcelona humbi me Sevillan pa Messin/ Shokon Valverde: Nuk më vjen keq

09:48, 24/01/2019

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, këmbënguli se nuk kishte keqardhje për vendimin e tij, për të mos luajtur me Lionel Messin, pavarësisht humbjes së pësuar (2-0) në Kupën e Mbretit, në fushën e Sevillas.

Ylli argjentinas u la pushim për ndeshjen e parë çerekfinale, të mërkurën, në “Estadio Ramon Sanchez Pizjuan”, ku Sevilla triumfoi me golat e Pablo Sarabia dhe Wissam Ben Yedder, duke e lënë të hapur kualifikimin në sfidën e kthimit.

Pas humbjes, Valverde tha se ishte vendimi i duhur për ta kursyer yllin e Barcelonës në këtë transfertë.

"Nuk më vjen keq, ishte ajo që duhet të bëja”, tha tekniku i katalanasve.

“Kam bërë ndryshime, mendova se ishte më e mira, por kur ndryshon kaq shumë, e di se po rrezikon. Nëse fiton, ke të drejtë; kur të humbasësh, nuk ke vepruar mirë. Kështu është kjo punë. Kemi një ndeshje të rëndësishme të dielën, që duam ta fitojmë, pastaj do të mendojmë për kthimin me Sevilla", deklaroi Valverde.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco