VIDEO/ Ronaldo ‘vret’ ‘Djallin’, Juventusi bëhet ‘sheiku’ i Superkupës

VIDEO/ Ronaldo ‘vret’ ‘Djallin’, Juventusi bëhet ‘sheiku’ i Superkupës

20:24, 16/01/2019

Juventusi dhe Milani zhvilluan në Jeddah të Arabisë Saudite finalen e Superkupës së Italisë, shkruan Syri.net.

Bardhezinjtë fituan minimalisht 1-0, duke çuar në shtëpi trofeun, në edicionin e 31-të të Superkupës italiane.  

Pjesa e parë mbyllet pa gola, ndërsa në të dytën Ronaldo shënon me kokë në minutën e 61-të.

Lojtarët e Milanit protestojnë për pozicion jashtë loje, por arbitri e quan gol të rregullt dhe 1-0 për Juventusin.

Më pas, në të 73’ Milani mbetet me 10 vetë, pas daljes me karton të kuq të Kessie.

Për Juventusin gjithçka bëhet më e lehtë për të administruar rezultatin, duke fituar kështu sfidën dhe ngritur trofeun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco